Burr hole evacuation for infratentorial subdural empyema
07/06/2019
Konferenca mbarëkombëtare e Radiologjisë – 24 shtator, Hotel Plaza, Tiranë
30/09/2022

Çfarë është ekografia e art.kokso-femorale?

Albanian Association of Radiology

Dr. Adriatik DAKU Dr.Dorina ALIU Dr. Irisi ALLAJBEU Dr. Bledi CEKREZI

Ekografia e art.cokso-femoral është një test i sigurt, jo i dhimbshëm që përdor valet ultratinguj për të përftuar imazhe nga këllku dhe legeni. Ky test preferohet të kryhet deri në moshën 3 muaj.

Pse bëhet ky test?

Mjeket pediatër kërkojnë kryerjen e këtij testi kur ata dyshojnë për një problem të quajtur displazi zhvillimore e këllkut (DZHK). DZHK është një deformim i këllkut që mund të ndodhë para, gjatë ose javë e muaj pas lindjes. Në një këllk që funksionon normalisht koka e kofshës (femorit) qëndron e puthitur me folenë e saj. Në fëmijët me DZHK, kokë e femorit lëviz para-mbrapa në folenë e saj ose në rastet më serioze ajo mund të dalë jashtë folesë së saj dhe futet me pak presion në vend – ky quhet dislokacion. Probabiliteti i DZHK rritet në këto situata:

  • Shtatzënitë në të cilat fetusi është i imët në mitër (për shkak të një rënie të sasisë së lëngut amniotik.) • Pozicioni abnormal i fëmijës në miter
  • Foshnjat me një histori familjare të DZHK-së.
  • Gjithashtu, DZHK ndodh më shpesh tek vajzat sesa djemtë dhe midis fëmijëve të parë. Mjekët pediatër duhet t’i marrin në konsideratë të gjithë këto faktorë nëse duhet bërë ky test ose kur ata gjejnë një abnormalitet gjatë ekzaminimit fizik si:
  • Pamundësi për t’i hapur këmbët aq sa është e mundur në këtë moshë.
  • Të dëgjuarin e një “kliku” gjatë ekzaminimit fizik
  • Diferenca në gjatësi ose në pamje të këmbëve

Përgatitja

Zakonisht, ju nuk keni për të bërë ndonjë gjë të veçantë për të përgatitur fëmijën tuaj për këtë test. Fëmija juaj duhet të jetë i ushqyer dhe të paraqitet në kabinet në momentin që ai ndihet më i qetë gjatë ditës. Shmangni kryerjen e testit në ditën që fëmija juaj ka kryer vaksinën.

Procedura

Ekzaminimi zgjat rreth 20 minuta. Fëmija juaj mund të qajë gjatë ekzaminimit, prandaj është e rëndësishme që ju të jeni brenda gjatë ekzaminimit që ai/ajo të dëgjojë zërin tuaj, të ndiejë praninë tuaj. Ekzaminimi nuk është i dhimbshëm, fëmija juaj do ndiejë një shtypje të lehtë në kofshë dhe ftohtësinë e xhelit që përdoret gjatë ekzaminimit.

Avantazhet e testit

Grafia nuk i tregon kockat gjatë 3-mujorit të parë dhe për këtë arsye ekzaminimi me ultrasound është i preferuar. Ekografia e këllkut tregon pozicionin e kokës së femorit dhe formën e folesë (acetabulumit). Ekografia ndihmon në diagnostikimin e DZHK-së dhe është një modalitet shumë i mirë për të ndjekur, si po shkon trajtimi.