Konferenca mbarëkombëtare e Radiologjisë – 24 shtator, Hotel Plaza, Tiranë
30/09/2022
Për herë të parë në Kosovë, në 15-16 mars 2024, do të zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare për Trajtimin Mini-Invaziv në Neuroshkencë me fokus “Trajtimi Endovaskular i Tinitus Pulsatil, Aneurizmave, AVM, Trombektomisë dhe Mikrokirurgjia”.
11/03/2024

Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj

Me një pjesëmarrje të rëndësishme dhe interes të lartë, për herë të parë në Tiranë u zhvillua Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Avancuar të Gjirit, më 15 dhe 16 shtator, në Hotel Plaza.

Ky event shkencor mjekësor europian erdhi si fryt i bashkëpunimit të shkëlqyer të Shoqatës Europiane të Imazherisë së Gjirit, Shoqatës Europiane të Radiologjisë, Universitetit të Kembrixhit, Shoqatës Shqiptare të Imazherisë së Gjirit, Shoqatës Shqiptare të Radiologjisë, dhe Shoqatës AMEA – Albanian Medical Education Association, me kontribut të veçantë të Prof. As. Iris Allajbeu.

Për dy ditë me radhë, ekspertë dhe drejtues nga EUSOBI, Universiteti i Kembrixhit dhe Europa ndanë ekspertizën e tyre më bashkëkohore në diagnostikën multidimensionale në Imazherinë e Gjirit, Tomosintezën e Gjirit, MRI-në, Mamografinë me kontrast Intravenoz, si edhe Workshope mbi procedurat mini invazive nën guidën e imazherisë, që ishin edhe risia e këtij masterklasi ndërkombëtar.

“Në këtë masterklas ekspertë dhe liderë nga imazheria e gjirit nga Europa dhe Universiteti i Kembrixhit sjellin të rejat mëtë fundit në metodat më të avancuara diagnostikuese dhe procedurat invazive të gjirit. Risi e këtij eventi janë edhe workshope-t e biopsisë nën eko ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të trajnohen në grupe të vogla nga ekspertë ndërkombëtarë dhe të Spitalit Amerikan”, tha Prof. As. Iris Allajbeu.

“Ka qenë një masterklas shumë produktiv. Kemi pasur disa leksione të mrekullueshme nga shumë folës të ndryshëm në cështjet që lidhen me imazherinë e gjirit. Përditësimet më të fundit edhe në ditën e dytë patëm leksione të rëndësishme. Ishte kënaqësi për ne që ishim këtu”, u shpreh Dr. Fleur Kilburn-Toppin MA MB BChir FRCR (UK).

I cilësuar si një prej eventeve më të arrira shkencore në fushën e Imazherisë së Avancuar të Gjirit, ky masterklas ndërkombëtar u ndoq nga profesionistë të shëndetit nga të gjitha trevat shqiptare dhe të huaj.

Gjithashtu, për herë të parë në Shqipëri ky aktivitet ka Akreditim Ndërkombëtar nga Bordi Europian i Radiologjisë, kredite CME, të cilat njihen në çdo vend të botës, si edhe nga Oda e mjekëve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.