U mbajt në Tiranë Konferenca mbarëkombëtare e Radiologjisë në organizimin e e Shoqatës AMEA,në bashkpunim të ngushtë me Shoqatën Shqiptare të Radiologjisë dhe Shoqatën e Radiologëve të Kosovës, si dhe Spitalit Amerikan.
Kjo konferencë është cilësuar si një prej eventeve më të arrira shkencore në fushën e imazherisë së Avancuar, kjo konferencë e cila zgjoi interes të lartë te ekspertët e shëndetit, kishte në fokus Risitë në radiologjinë Intervencionuese 2022.
Prof. Asc. mjeku imazherist Arben Rroji tregon për qëllimin e kësaj konference dhe risitë që ajo sjell.
Prof. Asc. Dr. Iris Allajbeu solli në këtë konferencë eksperiencën e saj në Universitetin prestigjoz të Cambridge. Ajo tregon risitë e imazherisë për vitin 2022.
“Radiologjia intervencionuese do të jetë prioritet i mjekëve radiologë shumë shpejt, duke e kthyer mjekun radiolog në një anëtar shumë të rëndësishëm të ekipit multidisplinar në trajtimin e pacientit” shpjegon Prof. Asc. Iris Allajbeu.
Prof.Asc. Dr. Ilir Ahmetgjetkaj, ndau me kolegët eksperiencën e tij në Kosovë dhe flet për rëndësinë e kësaj konference dhe bashkëpunimin midis 2 shoqatavetë radiologjisë, asaj të shqiptare dhe asaj kosovare.
Gjatë konferencës u ndanë edhe çmimet RENTGEN, të cilat u ndanë për Prof. As. Iris Allajbeun për arritjet e saj akademike, për Prof, Dr. Vangjush Anastasin për karrierën dhe Prof. As. Dr Ilir Ahmegjekaj për bashkëpunimin midis dy shoqatave të Radiologëve, asaj shqiptare dhe asaj kosovare.