Misioni

Organizimi i kongreseve periodike për përditësimin e këtij komuniteti, SHSHR ka gjithashtu për qëllim mbrojtjen dhe përfaqesimin e interesave të këtij komuniteti përballë organeve ligjvënëse dhe ligjzbatuese. SHSHR ka për qëllim gjithashtu anëtarësimet në organizata të ndryshme ndërkombëtare si edhe bashkëpunimin intensiv me shoqatat e tjera në Shqipëri. SHSHR e shikon këtë bashkëpunim të mundshëm nëpërmjet anëtarësimeve të përbashkëta, konferencave shkencore, krijimit të një reviste të përbashkët etj. Për realizimin sa më të mirë të qëllimit, ajo do të hartojë dhe zbatojë programe të përbashkëta, si dhe do të mbajë lidhje me shoqata, unione,institucione të tjera që kanë lidhje me veprimtarinë e radiologjisë në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj.

Bordi drejtues

Arben Rroji

Radiolog


Iris Allajbeu

Radiologe


Eugen Enesi

Radiolog


Fatmir Bilaj

Radiolog


Albana Shahini

Radiologe


Arben Dhima

Radiolog


Durim Cela

Radiolog


Adrian Hoti

Radiolog


Besian Gega

Radiolog


Bledi Cekrezi

Radiolog


Adriatik Daku

Radiolog


Behar Tocilla

Radiolog


Marjeta Tanka

Radiologe


Elton Cekaj

Radiolog


Admir Mustafa

Radiolog


Anëtarësia

Anëtarësia në SHSHR është vullnetare. SHSHR mund të ketë edhe anëtarë nderi e anëtarë bamirës. Anëtarë janë specialistët radiologë që punojnë në radiologji, dhe kushdo që ndihet i interesuar dhe i lidhur me fushën përkatëse. Titulli “Anëtarë Nderi” konsiderohen radiologët me kontribute të shquara, me propozim të Presidentit të nderit ose Kryetarit dhe me vendim të Bordit Drejtues.

Titulli “Anëtarë Bamirës” mund t’i jepet me propozim të Presidentit dhe vendim të Bordit te SHSHR, personave fizike ose morale qe ndihmojne për fuqizimin dhe zhvillimin e shoqates me ane te mbeshtetjes financiare, lënies ose dhurimit të pasurisë a të vlerave financiare me testament. Anëtarët e SHSHR kanë të drejtën të zgjidhen në Bordin Drejtues, të marrin pjesë në veprimtarinë e saj si dhe të kontribuojnë për zhvillimin, dhe reputacionin e saj. Anëtarët janë të detyruar të paguajnë rregullisht kontributin vjetor të anëtarësisë në SHSHR. Anëtari i SHSHR-së është i lirë të heqë dorë nga anëtarësia duke njoftuar me shkrim Bordin Drejtues te SHSHR. Anëtarësimi në shoqatë bëhet duke i paraqitur Bordit Drejtues te SHSHR, kërkesën me shkrim, ku të cilësohet edhe se “Pranoj Statutin e SHSHR”. Me pranimin e kësaj kërkese nga Bordi Drejtues, emri i tij regjistrohet në Regjistrin e SHSHR. E drejta e anëtarësisë as nuk tjetërsohet as nuk trashëgohet. Anëtari i SHSHR mund të çrregjistrohet në rast se nuk zbaton apo del jashte statutit të shoqatës. Crregjistrimi nga shoqata bëhet me propozim të Kryetarit të SHSHR dhe me vendim/miratues të Bordit drejtues në situatat si më poshtë:

a) kryen veprime që dëmtojnë shoqatën dhe/ose interesat e saj;
b) nuk paguan kontributin vjetor të anëtarësisë për 2 vjet rrjesht;
c) dënohet me vendim të formës së prerë për një vepër penale të kryer me dashje;
d) shkelje të normave të moralit dhe të etikës të papranueshme dhe të konsideruara si të tilla nga Asambleja e Përgjithshme.

Kontakt